No menu items!

Neymar humb kontrollin, rrëzon përtokë kundërshtarin dhe e godet me top

Al-Hilal nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e parë në Ligën e Kampionëve të Azisë.

Skuadra saudite luajti baras në shtëpi 1:1 me skuadrën nga Uzbekistani, Navbahor Namangan, shkruan Gazeta Express.

Te Al-Hilal nuk munguan në formacionin e titullarëve yjet që ka, përfshirë edhe Neymarin.

Braziliani nuk ia doli të ndihmojë skuadrën që të regjistrojë fitore, teksa në një moment atë duket se e lëshuan edhe nervat.

Neymar rrezoi përtokë një futbollist kundërshtar, të cilin pastaj edhe e goditi me top.

Megjithatë, 31-vjeçari shmangi kartonin e kuq në debutimin e tij me Al-Hilal në Ligën e Kampionëve, duke u ndëshkuar vetëm me karton të verdhë. /Gazeta Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.