No menu items!

Osmani në pritjen e organizuar nga Scholz, publikon foto nga takimi me të

Presidentja Vjosa Osmani, është takuar me Kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, në pritjen e organizuar për ndër të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB, rapoton Express.

Në këtë pritje, Osmani ka thënë se ka marrë pjesë me ftesë të Scholz.

Tutje, Osmani ka shkruar se “jemi krenarë për partneritetin e palëkundur në mes dy vendeve tona, të cilin do të vazhdojmë ta forcojmë tutje”.

“Me ftesë të Kancelarit Olaf Scholz, mbrëmë morëm pjesë në pritjen e organizuar për nder të 50-vjetorit të anëtarësimit të Gjermanisë në OKB. E urova Kancelarin Scholz për angazhimin gjysmëshekullor të Gjermanisë për paqe, zhvillim dhe bashkëpunim kudo në botë”, ka shkruar Osmani.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.