No menu items!

Ndalohen për 48 orë dy të dyshuarat për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin në Fushë Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy të dyshuara për rrahjen e 3-vjeçarit në kopshtin “Gëzimi ynë” në Fushë Kosovë, raporton Express.

Sipas Policisë, të arrestuara janë një 64-vjeçare me inicialet N.M dhe një 56-vjeçare me inicialet N.H. Ato dyshohen për veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”.

Pas përfundimit të fazës preliminare të veprimeve hetimore, me rekomandimin e prokurorit të shtetit, policia inicioi një hetim në drejtim të veprës penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, dhe me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit ndaj të dyshuarave; • N. M, femër, 64 vjeç, shtetase e Republikës së Kosovës, si dhe  • ​N. H, femër, 56 vjeç, shtetase  Republikës së Kosovës, u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Flet nëna që ja rrahen djalin në Fushë Kosovë: Fëmiu im tre vjeç ka pësuar trauma, shpresojë që …. (Video)

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.