No menu items!

Tragjike: Gjendet pa shenja jete një fëmijë 14-vjeçar në Ferizaj, dyshohet se i dha fund jetës së tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku një person i mitur është gjendur pa shenja jete në rrugën ‘Imri Neziri’, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, për shkak se i mituri dyshohej se ishte në rrezik për jetën.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë hasur në trupin e viktimës, i cili ishte i gjakosur. Pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se fëmija ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Sipas informacioneve të cilat posedon Sinjali, dyshimet e para janë që 14-vjeçari i ka dhënë fund jetës së tij, pasi në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri dhe një gëzhojë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.