No menu items!

Bllokohet komunikacioni në Prishtinë, çfarë po ndodhë kështu

Gjatë ditës së sotme Prishtina ka qenë pothuajse tërë kohën e bllokuar.

Lexues të Gazetës Express janë ankuar për kolonat e gjata për të hyrë në qytet si dhe për të lëvizur brenda tij.

Janë publikuar pamje nga kolona në rrugën nga Veterniku, ku shihet se e gjitha rruga është e bllokuar.

Një lexues i ka thënë Expressit se nga Rrethi i Flamurit deri në Veternik kanë bërë më shumë se 30 minuta.

Ndërsa, gazetarja e RTK’së, Jehona Zhitia, ka shkruar se dy orë ka bërë derisa ka shkuar nga rruga “Muharrem Fejza” deri te Plepat. Ajo thotë se dy gra janë alivanosur në autobus.

“Perparim Rama ne nje interviste te “Lajmet e Fundit” gjate fushates patet premtu qe Prishtinen do ta besh me udhetu per 7 minuta. Gati dy vjet te qeverisjes tuaj me kryeqytetin trafikun e ke kaos total. Dy ore jam ne kolone nga rruga “Muharrem Fejza” deri te “Plepat”. Autobusi si ne vitet e 80-ta, pa klime, pa ulese, 60 udhetare nje mbi nje, me dyer hapur, pa siguri ne udhetim, pa repsketim te orarit etj”, ka shkruar ajo.

Ndërsa, analisti Valon Syla, ka thënë se sheshet po janë të zbrazëta e Prishtina në kaos.

“Sheshet thatë e Prishtina në kaos. Pa jep kurrfarë zgjidhje as opcioni e rrugë të re.”

Express ka tentuar të marrë një përgjigje nga drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, por i njëjti nuk i është përgjigjur telefonatave të redaksisë.

Mund të jetë një imazh i rrugë dhe teksti
vezhguesi.com
Mund të jetë një imazh i makinë, rrugë dhe teksti
vezhguesi.com

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.