No menu items!

“Nëse s’vepron siç them është i vdekur”/ Ky është gjakovari që e kërcënoi fqinjin për lyerjen e shtëpisë

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisë. Gazeta Sinjali raportoi dje për një rast të tillë që ka ndodhur në Gjakovë, ku janë përfshirë dy fqinj.

Siç raportoi Sinjali të martën, një person e ka kërcënuar fqinjin e tij, pas një mosmarrëveshje mes tyre dhe për pasojë ka përfunduar në ndalim policor.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për të dyshuarin Bashkim Demaj, i cili e ka kanosur me vrasje viktimën, duke u futur kështu në telashe.

Sipas informacioneve të para, gjithçka dyshohet se lidhet me konfliktin mes tyre për lyerjen e shtëpisë së viktimës, që u bë mollë sherri dhe ata nuk arritën të merren vesh.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar lidhur me rastin.

Ndër të tjera, i dyshuari edhe në Polici ka deklaruar se do ta vras fqinjin e tij, në rast se nuk vepron siç e kishte kushtëzuar ai.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij është iniciuar rasti si “Kanosje”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.