No menu items!

Neymar sërish në telashe në lidhjen me të dashurën shtatzënë, xhirohet me dy femra në Spanjë

Neymar u transferua në Arabinë Saudite, pasi nënshkroi një kontratë shumëmilionëshe me Al Hilal. Është nënshkrimi më i rëndësishëm i karrierës së tij sportive, pasi ka lënë pas Paris Saint Germain për të nisur një jetë të re në futboll, diçka që me siguri do t’ia ketë prishur planet e tij familjare.

Por, jeta e tij personale duket se nuk po stabilizohet. Pas rreth një muaji, braziliani do të bëhet baba për herë të dytë, ndërsa për herë të parë me Bruna Biancardi.

Megjithatë, gjatë gjithë shtatzënisë problemet mes të dyve kanë vazhduar dhe vazhdojnë për shkak të aferave të tradhtisë që rrethojnë lojtarin. Lista është tashmë shumë e gjatë.

Thashethemet në lidhje me jetën e tij të dashurisë tani fokusohen nëse është vërtet në një lidhje me nënën e fëmijës së tij të ardhshëm, apo nëse ata janë ndarë.
Marca shkruan se është e qartë se Neymar e jeton jetën sikur të jetë vetëm. Lojtari i klubit saudit shkoi në Peru me kombëtaren braziliane, ku performoi shumë mirë, madje e kaloi Pelen si golashënuesi më i mirë i Brazilit.

Si shpërblim, futbollisti udhëtoi drejt Spanjës për të shijuar një festë me miqtë e tij… dhe gjithashtu me dy femra me të cilat ishte veçanërisht i afërt.

Portali LeoDias ka shpërndarë një video, në të cilën shihet Neymar duke kaluar kohë me femrat në një klub nate. Videoja shkaktoi një ortek komentesh në rrjetet sociale dhe shumë prej tyre i dërguan fjalë mbështetjeje të dashurës së tij. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/leodias/?utm_source=ig_embed&ig_rid=c586adcf-6498-4fcd-989b-083d5ea3f791&ig_mid=83DCF685-7EF3-40A8-9AB6-20F9CE34C4E8

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.