No menu items!

Për herë të parë Olta tregon si u ndje kur kuptoi se gjysma e shqiptarëve e urrenin

Olta Gixhari ishta padyshim një prej protagonisteve të “Big Brother VIP 2”, një prej rivaleve, ose më sakt rivalja e vetme e Luiz Ejllit, që në fund u shpall fitues, teksa aktorja siç mund ta dini, vendosi të mos e çonte rrugëtimin në reality show deri në fund, duke e braktisur lojën, për siç tha ajo, për të qenë pranë të birit.

Gjatë eksperiencës në “BBVIP”, Olta pati një marrëdhënie disi të komplikuar me fansat e formatit dhe me publikun në përgjithësi, me shumë prej tyre që fillimisht nuk ishin fare fansa të saj dhe me shumë të tjerë që e përkrahën që nga fillimi, ndërsa në fund, sidomos pas daljes, i rifitoi sërish njerëzit, të cilët edhe e pranuan “që nuk shihet BB pa Oltën”.

Pikërisht për marrëdhënien e komplikuar me publikun është pyetur Olta në rubrikën “Ask me a question” në Instagram, më saktësisht “si u ndje kur mori vesh që gjysma e shqiptarëve e urrente”, ndërsa aktorja e njohur nuk hezitoi të japë një përgjigje.

U lumturova shumë, që e para kisha gjysmën tjetër të shqiptarëve, dhe që kisha shkaktuar ndjesi kaq të forta si dashuri-urrejtje, pasi është pika më e lartë e suksesit që mund të mbërrihet nga një reality show”- u shpreh Gixhari, duke vlerësuar edhe “urrejtjen” që ka marrë, ndërsa shtoi:

“Por mos harroni që një fije e hollë i ndan, se kur dola të gjithë më donin përsëri brenda shtëpisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.