No menu items!

Stano për masat e mundshme ndaj Serbisë pas sulmit terrorist: BE-ja do të presë hetimin para se të marrë një vendim

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Peter Stano tha se Bashkimi Evropian (BE) do të presë përfundimin e hetimeve të plota për sulmin terrorist të së dielës në fshatin Banjskë në veri të Kosovës, para se të marrë një vendim dhe konkluzione për çfarëdo mase dhe pasojë, duke mos dashur të komentojë pretendimet se disa shtete anëtare kanë kërkuar vendosjen e masave ndaj Serbisë.

“Nuk është kompetencë ime të jap informacione nga bisedat konfidenciale dhe informacionin për mbledhjen e Komisionit për Politikë dhe Siguri të martën”, ka thënë Stano, shkruan N1, trasnmeton Express.

Stano ka theksuar se BE-ja ka thënë edhe më herët se masat e vendosura ndaj Prishtinës mund të zbatohen edhe për Serbinë, dhe kur shtetet anëtare të BE-së të marrin një vendim formal për to, kur dhe cilat masa, për çfarë arsye, do të shpallen publikisht./Express/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.