No menu items!

Policia: Ndërtimi i stacionit të ri në Zubin Potok, në shërbim të komunitetit, jo siç spekulojnë parti serbe

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar ndërtimin e një stacioni policor në Zubin Potok, me qëllim të përmirësimit të infrastrukturës dhe ofrimit të shërbimeve më të mira për komunitetin e zonës.

Ky projekt është pjesë e vizionit të Policisë së Kosovës për ruajtjen e rendit kushtetues dhe sigurimin e qetësisë publike për të gjithë qytetarët, pa dallim.

Nga policia mohojnë pretendimet, si ai i Listës Serbe se synim përmes ndërtimit të stacionit të ri është tensionimi i situatës.

“Stacioni Policor dhe zyrtarët policorë që do të punojnë aty (Zubin Potok), do t’i shërbejnë tërë komunitetit që jeton në atë zonë dhe nuk ka të bëjë me qëllime tjera siç spekulohet nga individ apo subjekte politike serbe”, thuhet në kumtesë, përcjell KlanKosova.tv.

Më tej theksohet se për ndërtimin e stacionit janë kaluar të gjitha procedurat.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.