No menu items!

Këta janë tre të dyshuarit për përleshjen në Prizren ku u shkrep edhe arma, ndodhen ende në arrati

Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi ekskluzivisht për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Papa Gjon Pali” në Prizren, ku disa persona kanë shtënë me armë të tipit AK-47, ndërsa për pasojë një person ka pësuar lëndime trupore. Të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se të dyshuarit janë

Gjergj PërlazeriRron PërlazeriRron Krasniqi

Gjergj Përlazeri

Të njëjtat burime njoftojnë se Policia në koordinim me Prokurorinë ka kryer bastisje në shtëpitë e të dyshuarve, mirëpo nuk janë gjetur as armët që dyshohet se u përdorën në rast dhe as të dyshuarit nuk u hasën aty.

Ndryshe, Rron Përlazeri është djali i Bërnard Përlazerit nga Prizreni, i cili është emër i njohur për organet e rendit në vend për shkak të të kaluarës së tij kriminale me plot vepra penale.

Bërnardi është i dënuar me 22 vite burgim efektiv për vrasjen e Hekuran Morinës, si dhe për një rast tjetër që po ashtu lidhet me të ndjerin Morina.

Pas vrasjes së Morinës, Përlazeri ishte arratisur për një kohë dhe gjithashtu ishte suspenduar përkohësisht drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Nexhmedin Krasniqi.

Çka tha Policia për rastin e mbrëmshëm?

Rastin për Sinjalin e ka konfirmuar togeri, Shaqir Bytyqi i cili shtoi se njëri nga të dyshuarit ka shtënë me armë zjarri në ajër, ndërsa i dyshuari tjetër me dorezë të revoles e ka goditur viktimën në kokë.

“Rreth ores 20:37 eshte pranuar informata per nje incident ne Rrugen Papa Gjon Pali ne Prizren. Patrulla policore i eshte pergjegjur rastit dhe ne vendngjarje eshte kuptuar se dy persona te dyshuar kane sulmuar nje person tjeter duke i shkaktuar lendime trupore. Sipas viktimes njeri nga te dyshuarit ka shtene me arme zjarri ne ajer (dyshohet Ak-47), ndersa i dyshuari tjeter me kondak (dorez) te revoles e ka goditur viktimen ne koke. Me pas Emergjenca ka transportuar te lenduarin ne Emergjencen e Spitalit Rajonal, ndersa te dyshuarit jane larguar ne drejtim te panjohur.

Deri te incidenti dyshohet se ka ardhur pas nje fjalosje te çastit ne mes te dyshuarve dhe viktimes. Ne vendngjarje ka dalë edhe hetuesi kujdestar dhe ne konsultim me Prokurorin e shtetit jane duke u marrë veprimet e nevojshme per rastin”, tha Bytyqi

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.