No menu items!

Çeku godet opozitën: Dyfytyrësi, po na thonë e pranuat Asociacionin ata që e ratifikuan dy herë në Kuvend

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, i ka reaguar opozitës për kritikat e tyre rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin thanë se është pranuar pa njohje.

Duke e quajtur dyfytyrësi të thellë, ai ka shkruar se “e pranuat Asociacionin pa njohje” po u thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend.

Dyfytyrësi e thellë opozitare. “E pranuat Asociacionin pa njohje” po na thonë të njëjtit që atë e nënshkruan dy herë dhe e ratifikuan në Kuvend. Në këmbim të asgjëje. E gjatë dhe e mundimshme do të jetë rruga për sanimin e dëmeve që ia keni shkaktuar Republikës, por nuk do të heqim dorë.“, ka shkruar ai në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.