No menu items!

Të pa-vërtetat e pa-thëna: Sa është paga e një polici të FIT-it me dhe pa shtesa tjera

Njësiti elit i Policisë së Kosovës FIT, ka protestuar para qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me shumën e caktuar të rrezikshmërisë, shkruan Raporto24.

Reagime pro e kundër tyre ishin të shpejta.

Liderët opozitar reaguan nxitimthi në mbështetje të këtij njësiti elit, e që dukej se sikur kishin harruar atë që ua rikujtoi sërish ky Njësit se kërkesat e tyre janë qe dhjetë vite, pra në kohën kur këta opozitarë të tanishëm ishin në krye të pushtetit.

Megjithatë, reagimet e atyre që duhej të reagonin, por natyrisht në mënyra tjera, ishin shumë të vonshme, madje të njëjtit e panë të udhës që një “kundërpërgjigje” ndaj kërkesave të kësaj Njësie Elite të kthehet me anë të rrjeteve sociale.

Ishte i pari, kreu i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, i cili në një reagim të tij në facebook, para së gjithash e mbi të gjitha, tha: “Të ardhurat mesatare mujore gjatë këtij viti të zyrtarëve që protestuan sot janë mbi 2.200 euro”.

Për ta mbështetur këtë, nuk vonoi shumë edhe kreu i Qeverisë reagoi, po kështu në mënyrën e njëjtë sikur edhe ministri i tij.

Albin Kurti, në një postim në facebook, ndër tjera ka shkruar: “Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023)”, ka shkruar Kurti.

Mirëpo, në një dokument të siguruar nga Raporto24, dëshmon se paga bazë e një polici të Njësitit Elit (FIT) është 631 euro.

Një polic i këtij njësiti në kushte anonimiteti ka bërë të ditur se për të arritur shumën prej 2100 euro në muaj, përveç pagës bazë ai ka punuar edhe 500 orë shtesë, e që nëse kthehet në ditë pune i bie 20 ditë dhe netë brenda muajit./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.