Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak nuk u ka prezantuar draftin për Asociacionin, raporton Ekonomia Online.
Ai shtoi se emisari i BE-së u ka thënë vetëm se drafti është në përputhje me Kushtetutën. Sipas tij, këtë dokument qytetarëve e opozitës është dashur t’ua prezantojë Qeveria.