No menu items!

Kërkohej nga Gjermania, arrestohet në Kosovë- I dyshuari kishte dy palë dokumente me identitete të ndryshme

Policia e Kosovës ka njoftuar se në një hotel në Prishtinë është arrestuar një person që kërkohej nga autoritetet gjermane.

Të dyshuarit i janë gjetur dy palë dokumente (jordaneze e gjermane), por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën në njërin dokument figuronte si 26 vjeçar e në tjetrin 23 vjeçar.

Ai është dërguar në mbajtje.

Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar, ka pranuar një kërkesë për bashkëpunim nga Gjermania. Kërkesa është përcjellë për zbatim te Departamenti i Policisë Kufitare të PK-së.

Në kërkesë të ardhur nga Gjermania kërkohej bashkëpunim në ndalim e një personi të dyshuar për autoritetet gjermane. I dyshuari, i kërkuar nga autoritete gjermane ishte me shtetësi jordaneze dhe gjermane.

Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, pas një pune hetimore-operative kanë arritur që në një hotel në Prishtinë të lokalizojë vend-ndodhjen e personit të cilin ishin duke u kërkuar.

I dyshuari mashkull është arrestuar dhe është gjetur se ai posedon dy palë dokumente (jordaneze e gjermane), por me identitet të ndryshëm, përfshirë moshën në njërin dokument figuronte si 26 vjeçar e në tjetrin 23 vjeçar.

Hetuesit policorë të dyshuarin e kanë shoqëruar në zyre të FAST Kosova për të vazhduar me procedurat e parapara në raste të tilla. Pas konsultimit me prokurorin e Prokurorisë Themelore të Departamenti i Përgjithshëm në Prishtinë i dyshuari dërgohet në mbajtje

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.