No menu items!

Vërshimet që tronditën Kosovën, procesohet pagesat për rreth 2 mijë familje të prekura.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar të martën se janë procesuar pagesat për ekonomitë familjare të dëmtuara nga vërshimet e vitit 2022 dhe 2023.

Ai ka bërë të ditur se gjithsej janë mbështetur 1 mijë e 905 familje.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga ana e komunave dhe komisionit përkatës për vlerësimin dhe verifikimin e dëmeve, tashmë janë procesuar pagesat në kuadër të mbështetjes për rimëkëmbje nga dëmet e vërshimeve në ekonomitë familjare, për vërshimet në 2022 dhe 2023”.

“Sipas vendimit të qeverisë, dhe vlerësimit të komisioneve përkatëse, gjithsej janë mbështetur 1,905 familje, ku nga to për vërshimet e shtatorit 2022 janë 620 familje të mbështetura, kurse për vërshimet e janarit 2023 janë 1,285 familje të mbështetura”, ka shkruar Murati në Facebook.


Ndryshe, Qeveria e Kosovës rreth një muaj më parë ka ndarë 9 milionë euro për t’i ndihmuar komunat e prekura nga vërshimet.

Ministri Murati pati thënë se do të ofrohet ndihmë financiare 90 për qind për komunat e prekura, në krahasim me dëmet e vlerësuara.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.