No menu items!

Njihuni me 12 skuadrat e kualifikuara në të tetën e finales së Championsit

Mbrëmë është kompletuar xhiroja e pestë e fazës së grupeve e Ligës së Kampionëve.

Tashmë dihen emrat e 12 skuadrave që e kanë prerë nga një biletë për të tetën e finales, ndërsa kanë mbetur të lira edhe katër pozita, të cilat do të mbushen në xhiron e fundit të fazës së grupeve.

Mbrëmë, kualifikimin tutje e siguruan edhe dy ekipe, shkruan “Gazeta Express”.

Arsenali e dërrmoi Lensin duke e mposhtur 6:0 dhe PSV Eindhoven fitoi me përmbysje ndaj Sevillës, 3:2, për të shkuar tutje në këtë eveniment.

Kualifikimin deri tash e kanë siguruar Bayern Munichu, Arsenali, PSV Eindhoven, Real Madridi, Real Sociedadi, Interi, Lazio, Atletico Madridi, Borussia Dortmundi, Manchester City, Leipzigu e Barcelona.

E në garë për katër pozitat e fundit që kanë mbetur për të tetën e finales janë, Copenhagen, Galatasaray, Manchester United, Napoli, Braga, PSG, Newcastle, Milan, Shakhtar Donetsk e Porto.

Pasi të kompletohet e teta e finales, shorti i saj do të hidhet më 18 dhjetor në Nyon të Zvicrës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.