No menu items!

Ndahen 40 milionë euro shtesë për FSK-në

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se buxheti i Forcës së Sigurisë së Kosovës është shtuar për 40 milionë euro, raporton Gazeta Sinjali.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Maqedonci ka thënë se duke investuar në ushtri, po investohet në sigurinë e qytetarëve dhe mbrojtjen e integritetit.

“Në mbledhjen e sotme të qeverisë u ndanë dhe 40 milionë euro shtesë për ushtrinë tonë, duke tejkaluar kështu buxhetin prej 200 milionë eurove, apo mbi 2% e BPV, kriter ky për shtetet anëtare të NATO-s.

Duke investuar në ushtri po investojmë në sigurinë e qyetarëve tanë dhe në mbrojtjen e integritetit të territorit të Republikës së Kosovës”, shkroi ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.