No menu items!

Përleshja Walker-Melo vodhi gjithë vëmendjen pas Kupës së Botës për Klube, u përfshi edhe Grealish

Një incident apo një përleshje thuajse masive u shkaktua pas përfundimit të finales së Kupës së Botës për Klube mes Manchester Cityt dhe Fluminenses.

Manchester City  fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj skuadrës braziliane në Arabinë Saudite për të fituar trofeun e tyre të pestë të vitit 2023.

Julian Alvarez shënoi dy herë, njëri ishte autogol dhe një tjetër e shtoi Phil Foden për të siguruar fitoren e thellë të Cityt.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë deri në fund, pasi pas vërshëllimës së fundit të gjyqtarit, ndodhi një përleshje.

Mbrojtësi i Cityt, Kyle Walker dhe veterani i Fluminenses, Felipe Melo, ishin dy akterët kryesor të ngjarjes.

Faktikisht gjithçka ndodhi kur Melo shtyu mikun e Walker, Jack Grealish dhe nga aty kapiteni i Cityt i doli në mbrojtje duke u përlesh me Melon.

Të dy lojtarët patën shtyrje të forta mes vete dhe gati sa nuk eskaloi edhe grushte dhe shqelma, por bashkëlojtarët dhe gjyqtari u përkujdesen që gjithçka të përfundoj. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.