No menu items!

Pep Guardiola konfirmon dy mungesa të mëdha për duelin ndaj Newcastle

Manchester City do të vazhdojë të jetë pa shërbimet e Erling Haaland, edhe për duelin e së shtunës ndaj Newcastle United në kuadër të Ligës Premier.

23-vjeçari nuk ka qenë në dispozicion të Guardiolas që nga muaji dhjetor për shkak të një lëndimi në këmbë, duke humbur kështu shtatë ndeshjet e fundit të ekipit në të gjitha garat.

Një tjetër mungesë për këtë ndeshje, tashmë e konfirmuar nga ana e teknikut spanjoll është edhe qendërmbrojtësi anglez John Stones.

Kevin De Bruyne po shkon drejt rikuperimit të plotë teksa disa ditë më parë ai luajti ndaj Huddersfieldit minutat e para, që prej lëndimit që e la atë jashtë fushave për plotë katër muaj.

Grealish ka qenë i sëmurë. Shpresoj që sot do të rikthehet. Erling nuk do të luajë, po ashtu as Stones. Mendoj se kjo është e tëra”, ka thënë Guardiola.

Haaland udhëtoi me pjesën tjetër të ekipit në Arabinë Saudite, ku triumfuan në Kupën e Botës për Klube, por norvegjezi u detyrua që t’i përcjellë ndeshjet nga banka dhe nuk luajti asnjë minutë.

Stones në anën tjetër pësoi një lëndim në kyçin e këmbës në duelin ndaj Evertonit dhe u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë, në atë që ishte vetëm ndeshja e pestë që e nis nga minuta e parë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.