Në Gjermani ka filluar të “lulëzojë” biznesi i falsifikimit të certifikatave të vaksinimit kundër COVID-19. Kjo po ndodh pasi në shtetin gjerman pothuajse askund nuk mund të shkoni pa këtë certifikatë.
Në hyrje të secilës barnatore në Berlin figuron një mbishkrim ku paralajmërohet se: “Tentimi për të vjedhur certifikatën digjitale COVID-19 me konfirmim të falsifikuar për vaksinim, do të përfundojë duke u ballafaquar me drejtësinë”.
Punëtorët e barnatoreve raportohet se po përballen çdo ditë me njerëz që ua tregojnë certifikatat e rrejshme për vaksinim. Ndonjëherë ata edhe po heqin dorë nga raportimi te Policia, nga frika e agresivitetit të atyre njerëzve.
Certifikatat digjitale për vaksinim me kodin QR në Gjermani, kryesisht lëshohen nëpër barnatore.