No menu items!

Abdixhiku i reagon Berishës: Kur është në pyetje LDK-ja, opozitë e pozitë bëheni bashkë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka reaguar të shtunën ndaj deklaratave të deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i cili ka thënë se “me Lumirin e Memlin është problem opozita”.

Në reagimin e tij, Abdixhiku ka thënë se me të po merren edhe nga pushteti edhe nga “fronti i bashkuar opozitar”, duke iu referuar koalicionit të fundit AAK-NISMA.

Shihni se kur është në pyetje LDK-ja, të dyja, se ç’na bëhen bashkë”, ka shkruar kreu i LDK-së në Facebook.

Ai tutje është shprehur se matjet e fundit për fituesin e zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë, “po iu japin frikë në palcë”.

Ndoshta po bëhen gati për bashkëpunim të gjatë. Ndoshta matjet e bëra, këto pa propagandë, po u japin frikë në palcë. Rruga e Re është zgjidhja! As si këta e hiç se hiç si ata! Si LDK; forcë moderne e zhvillimeve të mëdha”.

“Një që nuk merr 4 vjet kohë për gjysmë autostradë, e as nuk u falë ‘Bechtel-ve’ 54 milion euro dhuratë”, ka përfunduar Abdixhiku.

Ndryshe, deputeti Berisha ka drejtuar kritika në adresë të liderëve opozitarë, atij të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Berisha ka thënë se mungesa e lidershipit të tyre në krye të partive që drejtojnë dhe telashet që i kanë brenda strukturave, po i bënë favore Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.