No menu items!

DASH konfirmon që afati 30 ditor ka përfunduar, Kosova mund t’i vazhdojë procedurat për t’i blerë “Javelinët”

Në një përgjigje ekskluzive nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Gazetën Express kanë konfirmuar se tashmë ka përfunduar periudha prej 30 ditësh e njoftimit të Kongresit Amerikan rreth kërkesës së Kosovës për të blerë sistemin anti-tank “Javelin”, shkruan Gazeta Express.

Një zëdhënës i DASH për Gazetën Express ka thënë se tashmë çështja i takon Kosovës që të vendos lidhur me planet e tyre të ardhshme sa i përket blerjes së Javelin nga SHBA.

DASH e kishte njoftuar Kongresin më 11 janar lidhur me kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin.

Ka qenë ambasadori amerikan në Beograd, Christiopher Hill, i cili i ka treguar presidentit serb Aleksander Vuciq për kërkesën e Kosovës për blerjen e Javelin./

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.