No menu items!

Çim Peka i bërtet Baton Haxhiut në studio, ai tenton të largohet nga emisioni

Përplasje e gjuhë e ashpër është zhvilluar mes dy gazetarëve Çim Peka dhe Baton Haxhiut, madje ky i fundit ka tentuar edhe ti largohet nga emisioni.

Gazetari Peka në emisionin e tij i bërtiti Baton Haxhiut pas një deklarate ku ky i fundit i kishte thënë Belind Këlliçit(anëtar i Kryesisë së PD-së) në emisionin Opinion “të ruhet”

Haxhiu e shpjegoi duke thënë se nuk e kishte kërcënuar, por ishte një gjuhë zhargoni e përdorur nga ai.

“Nuk është gjuhë kërcënuese, është zhargon i Kosovës. Ai kandidoi edhe në Tiranë, edhe mund ta ketë bërë ndonjë gabim rrugës…Fjala ruaju, kujdes, nuk është kërcënim. Kujdes për atë që bën, për marrëdhënien me SPAK dhe shikoje se zgjedhjet e fundit në Tiranë, mund të kesh bërë ndonjë gabim rrugës”, tha Haxhiu.

Ndërkohë që Peka iu kthye duke i bërtitur Haxhiut se këto që i thotë janë kërcënime.

Këto që thua ti janë kërcënime. Kujdes nga SPAK-u pse duhet të ketë? Po flas në emër të Belindit. Nuk i rruhet kujt për SPAK-un, nuk i rruhet kujt! Kujt i rruhet, ti flet në emër…je zëdhënës i SPAK-ut ti? Nuk i bëhet vonë njeriu. Kujdes nga kush? Ti je prokuror i Enver Hoxhës? Ti je gazetar, s’mund ta thuash këtë. Ti e ke seriozisht ti që shantazhin me SPAK?”, tha Peka drejtuar Haxhiut.

E pas kësaj Haxhiu tentoi të largohet nga emisioni, duke theksuar se e duron provokimin por jo të kalohet në banalitet.

Po keqpërdor drejtuesin e emisionit, unë çohem dhe largohem. Mos u bëj protagonist i asgjësë, ke njerëz këtu që mund të bëjnë analizë. Unë e duroj edhe provokimin. Por të kalosh në banalitet…”, tha Baton Haxhiu.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.