No menu items!

Banka transferon gabimisht 130 milionë funte në mijëra llogari

Dhjetëra mijëra njerëz u zgjuan në mëngjesin e Kërshëndellave të befasuar nga banka “Santander”. Kjo bankë gabimisht transferoi 130 milionë funte në 75.000 llogari më 25 dhjetor.

Stafi i bankës tani po ngutet që t’i kthejë paratë, ndonëse detyra po bëhet më e vështirë, sepse një shumë e konsiderueshme është transferuar në banka rivale, shkruan “The Times”.

Gabimi ndodhi, kur pagesat nga 2.000 llogari biznesore u bënë dy herë. “Na vjen keq që për shkak të një problemi teknik, disa pagesa nga klientët tanë janë dyfishuar në mënyrë të gabuar në llogaritë e marrësve”, thuhet në deklaratën e bankës.

Një menaxher i listës së pagave, i cili kërkoi që të mos i publikohej emri, i tha BBC-së se gabimi i ka lënë një hije gjatë festës. “Ma prishi periudhën e festave, sepse mendova se kam paguar qindra mijëra gabimisht – mendova se kam bërë diçka gabimisht”, tha ai.

Banka që e bëri gabimin tha se tashmë i ka nisur kontaktet me rivalët, në mesin e të cilëve u raportua se përfshihen bankat “Barclays”, “HSBC”, “NatWest”, “Co-operative Bank” dhe “Virgin Money”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.