No menu items!

“Faktet para propagandës”, Abdixhiku vazhdon ta sulmojë Qeverinë Kurti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vazhduar me kritika ndaj Qeverisë që udhëhiqet nga Albin Kurti, duke thënë se këtë javë kanë vendosur të shpërfaqin me fakte propagandën qeveritare.

Abdixhiku, përmes një video-mesazhi, ka thënë se çdo postim i Qeverisë dhe çdo deklarim i tyre është i mbushur me propagandë.

“Merreni për shembull temën e investimeve kapitale ku thonë se janë më të lartat në histori, për të bërë vetën të duken më mirë besoni ose jo i llogarisin edhe investimet e komunave, aty ku ne si LDK kemi rol qeverisës”, ka thënë kreu i LDK-së.

Më tej Abdixhiku tha se “investimet e Qeverisë në këto tre vitet e fundit janë vetëm 11%, më të ulëta në historinë e Kosovës. Ose merreni për shembull propagandën e tyre rreth Byrosë së Konfiskimit të Pasurisë tek rasti i konfiskimit të aseteve të Radoiçiqit, në të cilin përndryshe kanë folur vet këta. Por për Byronë thonë se po e bllokon opozita”.

“Byronë e Konfiskimit të Pasurisë e ka votuar LDK-ja, e di sepse e kam votuar vet. Sepse isha aty sepse pushteti s’kishte vota për ta votuar atë. Vetëm falë votave tona u votua Byroja e Konfiskimit të Pasurisë. U votua sepse e kishim program tonin elektoral, ishte ide e jona fundja. Sepse besojmë se hajnat duhet vërtetë të jenë në burg”.

Kreu i LDK-së a thënë se “kur jemi tek hajnat dhe tek burgu vetëm gjatë kësaj jave, vetëm për 5 ditë pune janë nënshkruar plot 7 tenderë të rinj sekret në këtë Qeveri. 4.1 milionë euro të reja janë dhënë në tavolinë sy më sy. Më s’janë 781 kontrata janë 788, më s’janë 209 milionë euro, janë 213 milionë euro”.

“Nga 1 milion euro në ditë po jepen në këtë Qeveri, nëpërmjet negocimit sekret. Kjo është e vërteta, këto janë faktet dhe ne jemi këtu për t’i vendosur faktet para propagandës!”, ka thënë Abdixhiku. /Telegrafi/

https://m.facebook.com/abdixhiku/videos/1622562045174666/?ref=embed_video

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.