No menu items!

Bie në vrimën e ashensorit, vdes tragjikisht 16 vjeçari në Gjakovë

Pak para mesnatës, një 16 vjeçar ka humbur jetën në Gjakovë pasi që ka renë nga një ndërtesë, në vendin e dedikuar për ashensor.

Viktima ishte dërguar me urgjencë në emergjencën e Gjakovës, por nuk kishte arritur të mbijetoi.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet në lidhje me vdekjen e të riut.

Dyshimet e para janë se viktima bashkë me disa shokë kishin hipur në një objekt në ndërtim e sipër për të konsumuar cigare dhe në një moment 16-vjeçari bie nga ndërtesa në vendin e dedikuar për ashensor.

Hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.