No menu items!

Mushkolaj për arrestimet ndaj PSD’së: Fotografia e shëmtuar e pushtetit arrogant

Opinionisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj veprimeve të sotme të Policisë së Kosovës karshi aktivistëve të PSD-së.

Imeri ka shpërndarë një fotografi të momentit kur është arrestuar aktivistja e PSD-së, Teuta Rrusta dhe ka thënë se ‘është fotografia e shëmtuar e pushtetit arrogant’.

Lidhur me këto arrestime kanë reaguar edhe shumë deputetë të tjerë nga opozita, e në mesin e tyre edhe lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Abdixhiku ka përkrahur protestën e sotme të PSD-së, për të cilën tha se kritika e tyre është e drejtë.

“Sot kishte dhunë, dhunë policore ndaj kundërshtarëve politik. Pushteti që i ka krejt po sillet i vogël përballë kritikuesve politik. Pamjet e sotme sjellin dëshpërim. U jap të drejtë e mbështetje protestuesve të sotëm pa hezitim. Kritika e tyre është e drejtë”, shkroi Abdixhiku në Facebook.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.