No menu items!

Ekzekutohet vrasësi i dyfishtë në Amerikë – ky ishte mesazhi fundit para se të vritet

David Hosier u ekzekutua në Missouri për vrasjen e ish të dashurës dhe bashkëshortit të saj. Ky ishte ekzekutimi i dytë në këtë shtet dhe i shtati për këtë vit në Shtetet e Bashkuara.

Hosier, i cili gjithmonë është shprehur i pafajshëm, dërgoi mesazhin e fundit “ju lë të gjithëve me dashuri. Tani po shkoj në parajsë. Mos qani për mua. Vetëm bashkohuni me mua kur të vijë koha”.

Ai u shpall i vdekur në orën 18:11 me orën lokale, pasi iu dha një injeksion vdekjeprurës në burgun shtetëror në Bonne Terre, shkruan skynews.

Vakti i fundit i shërbyer atë mëngjes, përfshinte New York Strip Steak, patate të pjekura me gjalpë dhe salcë kosi, tost teksasian, byrek holandez me mollë dhe lëng portokalli dhe qumësht.

Hosier u dënua për vrasjen e Angela dhe Rodney Gilpin në vitin 2009 në Jefferson City.

Kujtojmë se çifti i martuar është vrarë jo shumë larg banesës së tyre. Hetuesit thanë se Hosier ishte në një lidhje romantike me Angela Gilpin dhe ishte zemëruar kur ajo i dha fund lidhjes dhe u pajtua me burrin e saj. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.