Një tifoz shqiptar pas përfundimit të ndeshjes Kroaci-Shqipëri është futur në fushë, raporton Raporto24.

I mbështjellur me flamur kombëtar e me plis në krye, ky i ri është futur në fushë, derisa sigurimi ka reaguar menjëherë në drejtim të tij për ta kapur.


Megjithatë, reagimi i Hysaj ka qenë i menjëhershëm duke i dalë në ndihmë djaloshit, dhe duke u përkujdesur për të.




