No menu items!

Euro 2024: Këto janë ndeshjet e ditës së sotme

Kampionati Evropian i futbollit do të vazhdojë rrjedhën e tij edhe me tri ndeshjet të tjera sot në kuadër të fazës së grupeve. Nga ora 15:00 në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” do të ndeshen Sllovakia dhe Ukrainë në kuadër të grupit E.

Sllovakia e fitoi ndeshjen e parë kundër Belgjikës, kurse Ukraina pësoi disfatë nga Rumania.

Më tutje, nga ora 18:00 stadiumin “Olympiastadion” në Berlin pret duelin ndërmjet Polonisë dhe Austrisë në grupin D. Këto dy skuadra do të kërkojnë fitoren e parë në këtë grup pasi u mposhtën nga Holanda, përkatësisht Franca.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme do të jetë ajo ndërmjet Holandës dhe Francës, dy skuadrat liderë të grupit D dhe fituesi i këtij ballafaqimi do ta siguronte kualifikim në fazën tjetër.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.