No menu items!

Juventusit “i soset durimi” me Rabiotin, synon transferimin e një tjetër mesfushori francez

Juventusi raportohet se është lodhur nga pritja e një përgjigje nga ana e Adrien Rabiot dhe tashmë kanë kthyer vëmendjen tek Khephren Thuram i cili aktivizohet në radhët e Nice në Francë.

Rabiot është në të njëjtën situatë si një vit më parë, me kontratën e tij që skadon më 30 qershor dhe ai po vlerëson të gjitha opsionet e tij para se të marrë vendimin përfundimtar.

Teksa verën e kaluar ai u pajtua eventualisht që të nënshkruaj një kontratë një vjeçare në Turin, ata duhet ta nisnin nga zeroja dhe Juventusi nuk është aq i përgatitur të presë gjatë pasi tashmë janë kualifikuar në Ligën e Kampionëve.

Sipas asaj që raporton gazetari italian Alfredo Pedulla, nëna e Rabiotit po kërkon një komision dhe një pagë neto prej nëntë milionë eurosh, kushte këto me të cilat asesi nuk po pajtohet “Zonja e Vjetër”.

Real Madridi tashmë po eksploron mundësinë e transferimit të Rabiot, kështu që “Bianconerët” janë të gatshëm të shikojnë diku tjetër.

Sportitalia nënvizon se objektivi i tyre kryesor do të jetë Thuram, vëllau i vogël i sulmuesit të Interit, Marcus, kontrata e të cilit me Nice skadon në qershor të vitit 2025.

Khephren ka lindur në Itali kur babai i tij Lilian po luante për Parmën në mars të vitit 2001, disa javë para transferimit te Juventusi.

Një produkt i akademisë së Monacos, Thuram është vetëm 23-vjeçar teksa numëron një paraqitje për ekipin e parë të Francës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.