No menu items!

Sot ndeshja ndaj Spanjës “jetë a vdekje”, ky është skenari që e kualifikon Shqipërinë

Shqipëria do të luajë sot sfidën e “jetës” në Evropianin e Gjermanisë.

Kundër Spanjës së kualifikuar, kuqezinjtë do tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë në grupin B, të kualifikohen.

Fitorja është si një ëndërr, por si munden djemtë e Sylvinhos të kalojnë më tej dhe me barazim?

Asgjë nuk do të varej nga Shqipëria pas ndeshjes së sotme, që fillimisht duhet të paktën të barazojnë.

Gjithçka do të vendosej nga situata në grupin C dhe F. Fillimisht në grupin C do duhej që Anglia të regjistronte fitore me më shumë se 1 gol kundër Sllovenisë.

Në anën tjetër Serbia duhet të humbasë kundër Danimarkës ose të dalë barazim pa gola 0 me 0.

Situata në grupin F do varej nga Portugalia dhe Turqia.

Të dyja duhet të mposhtin respektivisht Gjeorgjinë dhe Çekinë. Gjeorgjia nëse barazon, nuk do i vlente. Në anën tjetër një barazim 0 me 0 i Çekisë do ishte sërish avantazh për Shqipërinë.

Kombinimi i këtyre skenarëve do kualifikonte Shqipërinë, nëse e mbyll barazim me Spanjën. Në anën tjetër, fitorja do të ishte mrekulli pasi do i siguronte kualifikimin Kombëtares.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.