Berat Gjimshiti, kapiteni i ekipit kombëtar të Shqipërisë, pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës që solli fundin e rrugëtimit të kuqezinjve në Euro 2024, tha:
E filloj nga ekip, stafi, të gjithë që kanë qenë të pranishëm. Jam i lumtur për të gjithë ekipin për performancat që kemi treguar në fushë, jo shumë për ndeshjen e parë, ku u emocionuam.
Falënderoj gjithë tifozët që na kanë përkrahur dhe mbështetur kaq shumë në çdo ndeshje.
- Gjëja më e rëndësishme është të shohim përpara. Patëm një grup ndër më të vështirët. Treguam ndeshje të mira.