No menu items!

Sa para fitoi FSHF me Kombëtaren e Shqipërisë nga pjesëmarrja në Euro 2024?

Shqipëria mori vetëm një pikë dhe u eliminua në grupe në Euro 2024. Humbjet me Italinë (2-1) dhe Spanjën (1-0), i bashkohet barazimi me Kroacinë (2-2), për t’i dhënë fund kampanjës në grupin më të vështirë të mundshëm.

Kombëtarja e Shqipërisë në Euro nuk luante vetëm për pikët dhe ngjyrat e kombit, por edhe për shpërblime të mëdha financiare nga UEFA.

Kështu, FSFH mori 9.25 milionë euro për arritjen e një vendi në Euro 2024.

Fitorja në grupe në këtë Kampionat Evropian vlente 1 milion euro, ndërsa barazimi kap vlerën e gjysmë milioni euro. Shqipëria barazoi një herë.

Në total, pra, FSHF arkëtoi 500 mijë euro shtesë. Nëse kësaj i shtojmë edhe shumën e kalimit në grupe, atëherë në arkat e FSHF-së shkuan gjithsej 9 milionë e 750 mijë euro

Për ekipet në garë, plasimi në 1/16 kap vlerën e 1.5 milionë eurove. Çerekfinalja sjell edhe 2.5 milionë euro, ndërsa gjysmëfinalja 4 milionë euro.

Humbësi në finale merr 5 milionë euro, ndërsa kampioni i Evropës merr 8 milionë euro.

Fituesi i Euro 2024 mund të fitojë në maksimumi 28.25 milionë euro. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.