No menu items!

Eliminimi i turpshëm i Italisë, Spalletti nuk e fsheh zhgënjimin: Ishim inferiorë, nuk mund të bëjmë më shumë se kaq

Italia u eliminua nga Europiani pas disfatës 2-0 ndaj Zvicrës në Berlin, me kampionët në fuqi që i duhet të dorëzojë titullin. Trajneri i “Azzurrit”, Luciano Spalletti u shpreh i zhgënjyer për këtë disfatë, duke mos e justifikuar disfatën e turpshme.

“Ai gol në fillimin e pjesës së dytë na preu këmbët, nuk ishim shumë të mprehtë. Ajo që bëri diferencën ishte ritmi. Ne kishim një ritëm shumë inferior ndaj tyre në pjesën e parë. Edhe në lojtarët individualë, ishte një ritëm tjetër.

Ritmi dhe freskia bëjnë gjithmonë diferencën, unë i ndryshova lojtarët duke i lënë të rikuperohen dhe ndoshta për momentin këtu nuk jemi në gjendje të bëjmë më shumë se kaq.

Kupa e Botës? Një diskutim që do të bëhet më vonë, kemi nevojë për më shumë vazhdimësi dhe sakrifica. Shumë prej nesh nuk kemi qenë shumë të vazhdueshëm”, u shpreh Spalletti pas përfundimit të sfidës.Luciano Spalletti

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.