Lamine Yamal ka barazuar rekordin e jashtëzakonshëm që Ronaldo e ka mbajtur për 20 vite

Lamine Yamal ka barazuar një rekord të jashttëzakonshëm të Cristiano Ronaldos gjatë fitores me rezultat 4-1 të Spanjës ndaj Gjeorgjisë në Euro 2024.

Sensacioni spanjoll ka luajtur një rol kyç për ekipin e Luis De La Fuentes në Euro 2024, dhe “Furia e Kuqe” tani ka mbetur ekipi i vetëm me rekord 100 për qind të fitoreve.

Ata pësuan gol pas vetëm 18 minutave, me mbrojtësin Robin Le Normand që pa dashje shënoi në rrjetën e portës së tij.

Megjithatë Spanja u kundërpërgjigj shpejtë duke barazuar rezultatin përmes Rodrit i cili shënoi nga një distancë e konsiderueshme për 1-1.

Golat nga Fabian Ruiz, Nico Ëilliams dhe Dani Olmo në pjesën e dytë kompletuan rikthimin e Spanjës, të cilët kishin 36 goditje në portë gjatë ndeshjes.

Ani pse në fund Rodri mori çmimin “Lojtari i Ndeshjes”, vëmendja ishte tek 16-vjeçari Yamal i cili ishte në qendër të shumicës së rasteve që Spanja i krijoi për gol.

Ai asistoi tek goli i Fabian Ruiz në pjesën e dytë, duke barazuar kështu një rekord që Cristiano Ronaldo e kishte mbajtur për 20 vite.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU