No menu items!

Telekomi i Kosovës filloi zëvendësimin e BTS-ve me teknologjinë e fundit 5G

Prishtinë, 11.07.024 – Ministrja e Ekonomisë (ME), Artane Rizvanolli ka njoftuar se së bashku me kryeshefen ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, kanë parë nga afër zëvendësimin e një nga BTS-të në qendër të qytetit të Prishtinës, pikërisht mbi ndërtesën ku është e vendosur Ministria e Ekonomisë.

Ministrja Rizvanolli ka theksuar se zëvendësimi i teknologjisë është pjesë e modernizimit të rrjetit mobil në të gjithë Kosovën dhe brenda pak ditësh, në Prishtinë do të përfundojë zëvendësimi i të gjitha pajisjeve me pajisje të reja të teknologjisë së fundit 5G, ndërsa deri në fund të vitit do të përfundojë modernizimi i rrjetit në tërë Kosovën.

“Kryeshefja më rekomandoi të blija një pako më të madhe nga Vala, për shkak të mundësive të reja që ofron teknologjia 5G. Së bashku vizituam pikën e Valës në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e cila tash paguan qira shumë më të ulët se para 3 vitesh. Aty u prita ngrohtësisht nga punëtorët në një ambient pune modern e të këndshëm”, ka pohuar ajo.

Ministrja Rizvanolli ka falënderuar kryeshefen dhe punonjësit për angazhimin e tyre, pasi Telekomi nuk do të ringjallej pa përkushtimin e secilit e secilës prej tyre.

Po ashtu ajo i ka ftuar qytetarët ta ndjekin Telekomin e Kosovës për informacione e udhëzime teknike, për t’u siguruar që kenë qasje në shërbimet e fundit të teknologjisë 5G.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.