No menu items!

Adele u xhirua duke iu bërtitur tifozëve të Holandës – videoja dhe reagimi i saj bëhen virale në rrjetet sociale

Në gjysmëfinalen midis Anglisë dhe Holandës në Kampionatin Evropian, dikush nga tribuna xhiroi artisten Adele, e cila ishte e shqetësuar për penalltinë që po ekzekutonte kapiteni i Anglisë, Harry Kane.

Kane, në fillim të ndeshjes, po përgatitej të gjuante penalltinë.

Në video, dëgjohen tifozët holandezë që fishkëllen ndërsa ai po përgatitej për të gjuajtur, dhe Adele në një moment kthehet drejt tyre dhe bërtet: “Heshtni!”.

Videoja është bërë virale duke mbledhur 2.3 milion shikime në rrjetet sociale, dhe Kane më në fund shënoi nga penalltia.

Përveç Adele, në tribuna gjatë ndeshjes midis Anglisë dhe Holandës u filmua edhe Ed Sheeran. Këngëtari ishte gjithë kohën me buzëqeshje dhe në humor të mirë, ndërsa Adele u filmua disa herë me një fytyrë serioze.

Ed Sheeran ishte gjithashtu në ndeshjen midis Anglisë dhe Sllovakisë, e cila u luajt në fazën e 1/8 të finales së Kampionatit Evropian. Të dielën, anglezët luftojnë për titullin kampion kundër Spanjës. /Telegrafi

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.