Southgate në histori, trajneri i parë që humbet dy finale rresht të Kampionatit Europian

Spanja është kampione e Europës. “La Roja” ka mundur me rezultatin Anglinë 2-1 në finale dhe mbyll në mënyrë perfekte këtë kompeticion që e nisi që nga fillimi me fitore dhe ashtu vazhdoi deri në fund.

Anglia zhgënjen sërish në finale të Kampionatit Evropian, duke u mposhtur sërish.

E me këtë humbje, Kombëtarja e Anglisë me trajnerin Gareth Southgate kanë regjistruar një rekord famëkeq.

Gareth Southgate është bërë trajneri i parë në histori të Kampionatit Evropian që humbet dy finale radhazi me një kombëtare, duke e bërë këtë me Anglinë.

‘Tre Luanët’ humbën finalen e EURO-s më 2020 ndaj Italisë, kurse tani në finalen e dytë humbasin ndaj Spanjës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU