Google ka dhënë verdiktin e saj për debatin Cristiano Ronaldo kundër Lionel Messi – cili është më i miri? Sipas Bard, Messi është lojtari pak më i mirë për shkak të disa atributeve që përmendi në detaje.
Megjithatë, ai shtoi gjithashtu se në fund të fundit zbret në preferencat personale pasi të dy janë dy nga më të mëdhenjtë e lojës.
Përgjigja nga Bardi për këtë temë ishte: “Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë dy nga futbollistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Ata të dy kanë fituar çmime të shumta individuale dhe ekipore, dhe të dy kanë thyer rekorde të panumërta. Messi ka fituar shtatë çmime rekord Topi të Artë, si dhe gjithashtu ka fituar tri herë Ligën e Kampionëve, dhjetë herë titullin e La Ligës dhe Kupën e Amerikës me Argjentinën në vitin 2021 dhe 2024”.


