Muajin e kaluar, Aleix Garcia i dha fund aventurës tek Girona për t’u bërë pjesë e kampionit të Bundesligës, Bayer Leverkusen.
27-vjeçari kishte qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në elitën e futbollit spanjoll gjatë dy sezoneve të fundit, dhe për shkak të kësaj, nuk ishte befasi që Barcelona shprehu interesim për të siguruar shërbimet e tij.
Tani siç duket, interesimi i gjigantit katalanas nuk ishte asnjëherë konkret, diçka të cilën vet Garcia e zbuloi gjatë një interviste me Jijantes.

“Kishte bisedime mes agjentit tim dhe Decos, por nuk kishte në të vërtetë aq shumë interesim nga Barcelona. Kur ata duan një lojtar, ata shkojnë fort në negociata”, ka thënë Garcia.
Tani, Garcia e ka pranuar se kjo ëndërr nuk është shuar ende dhe se shpreson që ta realizojë atë në një të ardhme të afërt.
“Jam i qetë tek Leverkuseni, por Barcelona është ende një ëndërr për të ardhmen”, përfundoi mesfushori spanjoll./Telegrafi/


