No menu items!

A do ta sfidojë Noizy edhe sonte shtetin – Organizohet koncert në diskotekën ‘Stop’ në Gjilan

hteti i Kosovës dështoi sërish ta vë para drejtësisë një ndër reperët më problematik të showbizit shqiptar, Rigels Rajku, i njohur si Noizy. Loja e tij dhe ‘kurthi’ në të cilin dyshohet se ranë organet e rendit, ia mundësoi atij që edhe të shtunën të mbante koncertin në diskotekën ‘Venom’ edhe pse është lëshuar urdhërarrest ndaj tij. Raportimi i Sinjalit aktivizoi organet e rendit të dielën mbrëma, pasi u shpërfaq mashtrimi i reperit, të cilit padyshim se i ndihmoi edhe diskoteka.

Siç duket, një tjetër diskotekë e pret sonte Noizyn për një tjetër ndejë, ndonëse Policia e Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij.

Disoteka ‘Stop’ në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty, raporton Sinjali.

“A e keni prit edhe ju ni suuper artist e me dhez Stopin. 5 Gusht – @noizy. Rezervoni TANI!” – thuhet në postimin e lëshuar pak pas orës 22:00.

Në këtë postim, diskoteka është vërshuar nga komentet e shumta, kryesisht negative, që lidhen me rrahjen brutale në të cilën dyshohet se ka gisht reperi.

Por a do të ketë guxim Noizy edhe sonte ta sfidojë shtetin apo do të bie në prangat e Policisë së Kosovës, kjo pritet të shihet.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.