Mbappe flet shkurtimisht pas golit dhe triumfit në Superkupë: Kjo do të thotë bota për mua

Real Madrid ka fituar Superkupën e Evropës, pasi ka mundur Atalantën, në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin e Varshavës.

Madrilenët triumfuan me rezultatin e pastër 2-0 kundër bergamaskëve. Pjesa e parë u mbyll në barazim, teksa dy golat e sfidës u shënuan në 45 minutat e dyta.

Të parin, e realizoi Federico Valverde në minutën e 59-të. Vetëm 9 minuta më pas, rrjetën e tundi Kylian Mbappe, i cili dyfishoi rezultatin.

“Të luaj për këtë klub, duke fituar një titull në ndeshjen time të parë, kjo do të thotë BOTA për mua”, tha shkurtimisht pas ndeshjes Mbappe

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU