Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, përmes rrjeteve sociale i ka reguar trajnerit të Legia Warsawa, Foncalo Feio.
Klubi polak mbrëmë mposhti Dritën minimalisht 1:0 në stadiumin “Fadil Vokrri”, por pas ndeshjes trajneri dhe futbollistët kritikuan ashpër fushën e stadiumit kryeqytetas
Agim Ademi menjëherë ka bërë një reagim në lidhje me këtë, duke thënë se fusha është në gjendje të mrekullueshme me sistemin “hibrid”.
“Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin”, shkruhet në një pjesë të reagimit nga kryetari i FFK-së.
https://www.instagram.com/agimademi_official/?utm_source=ig_embed&ig_rid=16cb0151-a820-4fc0-91e4-cca6fd63c33d&ig_mid=68343971-0AAD-4F08-9D2F-6E98307AF14C


