No menu items!

Disa persona gjuajnë në drejtim të një burri nga Peja – viktima e rezervon biletën dhe ikën nga Kosova

Një tentim vrasje ka ndodh në qytetin e Pejës dy ditë më parë, raporton Gazeta Sinjali.

Rastin në Polici e ka lajmëruar babai i viktimës, i cili i ka njoftuar autoritetet se persona të panjohur, po ashtu për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të djalit të tij.

Ky i fundit, sipas babit të tij, ka pasur lëndime si pasojë e shkrepjes së plumbave, por nuk dihet nëse e ka marrë trajtimin mjekësor, pasi nga frika menjëherë e ka rezervuar një biletë dhe është larguar nga Kosova,

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia, e cila ka zbuluar se në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar dy fishekë dhe dy gëzhoja cal-7.62 mm.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar për veprën penale “Vrasje në tentativë

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.