No menu items!

Shefi i BE-së takohet me Kurtin, shpreh gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës

Zyra e BE-së në Kosovë ka njoftuar se Albin Kurti e ka pritur në takim ambasadorin Aivo Orav.

BE thotë se Orav ia ka ritheksuar Kurtit mbështetjen e fuqishme të BE-së në rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në.

Orav ka shprehur gatishmërinë për të punuar me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve.

Ambasadori ynë u takua sot me kryeministrin Albin Kurti për të ritheksuar mbështetjen e fuqishme të BE-së për rrugën e Kosovës në BE dhe reformat në lidhje me BE-në. Ai shprehu gatishmërinë për të punuar ngushtë me institucionet e Kosovës për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.