No menu items!

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Më herët gjatë javës, menaxheri i Holandës, Ronald Koeman përjashtoi Steven Bergwijn nga ekipi kombëtar për shkak të transferimit në Arabinë Saudite ndërsa ishte ende në mesin e të 20-ave.

Duke folur për mediumin holandez The Telegraaf, Bergwijn tani i është përgjigjur veprimeve dhe komenteve të Koeman me terma të fortë.

Unë as nuk dua të luaj më për këtë trajner. Nuk do të luaj për dikë që më portretizon si ai në media. Ai mund të më telefononte, të dëgjonte anën time të historisë”, ka thënë fillimisht Bergwijn.

“Si mund të thotë gjëra të tilla pa folur me mua?”, shtoi sulmuesi anësor.

Bergwijn tregoi se përse u transferua në Superligën e Arabisë Saudite.

“Sigurisht që do të përmirësoj gjendjen financiare, nuk do të gënjej. Por, nga ana sportive është gjithashtu interesante”.

“Do të luaj me Benzema, Kante, Fabinho, Diaby, Pereira. Jam i emocionuar që do të bëhem bashkëlojtar i tyre”, përfundoi 26-vjeçari.

Ndryshe, Bergwijn ka nënshkruar për Al Ittihad në Superligën e Arabisë Saudite pas një lëvizjeje nga Ajaxi për rreth 23 milionë euro. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.