Elvis Rexhbeçaj reagon pas debutimit me Kosovën, ka një mesazh për tifozët

Kosova mbrëmë pësoi humbje ndaj Rumanisë me rezultat 3-0 në kuadër të ndeshjes së parë në Ligën e Kombeve e cila u zhvillua në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Risi në formacionin e ‘Dardanëve’ ishte mesfushori Elvis Rexhbeçaj i cili debutoi me fanellën e Kosovës pak kohë pasi i kishte thënë ‘po’ FFK-së.

Ani pse rezultati në fushë ishte negativ, e tillë nuk ishte edhe paraqitja e Rexhbeçajt i cili mbrëmë pati disa momente të mira në fushë.

“Dje, për mua ishte një moment i veçantë, loja e parë me fanellën e Kosovës. Jam krenar që kam mundësinë të përfaqësoj vendin tim”.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU