Nedim Bajrami debuton me gol në Europa League

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Nedim Bajrami ka realizuar gol në ndeshjen e tij të parë në Europa League me Rangers.

Bajrami shënoi gol vetëm pas 55 sekondash në ndeshje kundër Malmos në udhëtim, shkruan Gazeta Express.

Ky është goli i parë që e realizon me skuadrën e tij të re, në ndeshjen e tij të tretë në të gjitha kompeticionet.

Rezultati momental është 1-0.

Kujtojmë se Nedim Bajrami u transferua nga Sassuolo tek skocezët e Rangers./Gazeta Express

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU